Home KRYESORE Shpërthimi i tretë brenda natës/ plas tritoli edhe në Burrel

Shpërthimi i tretë brenda natës/ plas tritoli edhe në Burrel

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 20:40 në Burrel. Sipas Policisë, një sasi e konsiderueshme tritoli ishte vënë në magazinën e miellit në pronësi të biznesmenit M.S. 55 vjeç.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz. Mësohet se hyrja e magazinës është dëmtuar nga plasja e tritolit. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit si dhe ka shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen.

Ky është shpërthimi i tretë që ndodh këtë të shtunë. Më herët një makinë shpërtheu në ecje në Fier, ngjarje ku mbeti i plagosur një 34 vjeçar.

Ndërkohë në Vaqarr shpërtheu një autobot që furnizonte me gaz një karburant. Në këtë ngjarje u plagosën pesë persona, dy prej tyre në gjendje të rëndë./lapsi.al

Share: