Home KRYESORE Tension në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren

Tension në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren

Kuvendi i kësaj të enjte u përfshi në debate dhe tensione në kohën kur fjalën e mori ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Tahiri hodhi akuza ndaj opozitës se po pengon reformën në drejtësi, por deputetët e PD në shenjë kundërshtimi bllokuan foltoren e Kuvendit.

Tahiri: Kjo që ndodh në këtë sallë është shembulli më i mirë i Shqipërisë së fjalëve përballë asaj që ndodh jashtë këtyre mureve që është Shqipëria e punës, që ka të bëjë me njërëz të vërtetë. Ajo që deklaroni ju në këtë foltore nuk ka lidhje me ju

mirësererdhe shembulli më ekzemplar i këtij parlamenti për shpifje, por bëmë baba të të ngjaj, thuaji djalit të përgjigjet në komisonin hetimro se çfarë ka bërë nën lëkurën tëndë. Shko jep llogari dhe lërë tët bir të japë llogari.

Shkoni paraqituni në prokurori nëse doni realisht të ndërtoni një Shqipëri të mirë

Kjo sallë ndahet në dysh vetëm për shkak të drejtiësisë, këtu ka një gjysëm që nuk do reformën në drejtësi dhe një gjysëm që e do reformën në drejtësi./oranews/

Share: