Home KRYESORE Tensionet me Turqinë, Greqia armatoset me F-35 (video)

Tensionet me Turqinë, Greqia armatoset me F-35 (video)

Deklarohet nga të gjithë se është në krizë të madhe prej vitesh, madje edhe këto ditë po kërkohet dalja nga Eurozona, por sërish Greqia nuk heq dorë nga blerja e armëve. Mediat greke raportojnë se ministri i Mbrojtes, Pano Kammenos ka urdhërur blerjen e një skuadriljeje avionësh të tipit F-35, brezi i pestë, nisur nga rekomandimet e krerëve ushatrakë.

Po kështu Kammenos ka kërkuar nga pala ruse ndihmë të paguar për mirëmbajtjen e sistemit raketor S – 300. Më tej akoma, Greqia po kërkon përmirësimin e avionëve F -16 që ka aktualisht në përdorim. Në tërësi programi shtrihet në 7 vjet dhe arrin në shifrën e 1.2 miliardë eurove.

Sipas asaj që thonë mediat në Greqi, referuar burimeve ushtarake, blerja e një skuadroni F – 35, që do të thotë një sasi avionësh 12 – 20 copë, bëhet për të balancuar Turqinë, e cila pas vitit 2020 pritet të fusë në përdorim 100 avionë të tillë, duke rritur ndjeshëm kapacitetet e veta.

Armatosja në këto nivele dëshmon për klimë jo të mirë në rajon, pasi së fundmi edhe Serbia ka zyrtarizuar një program modernizimi të ushtrisë, ndonëse është kujdesur të deklarojë se blerjet e saj vijnë në përputhje me strategjinë mbrojtëse.

Share: