Home KRYESORE Tramp në fjalimin javor: ulje taksash, hapje e vendeve te punës, jo...

Tramp në fjalimin javor: ulje taksash, hapje e vendeve te punës, jo emigracionit!

Presidenti amerikan Donald Tramp mbajti fjalimin javor para popullit amerikan, ku i mëshoi projektit të tij ekonomik dhe emigracionit.

U takova këtë javë me drejtuesit e kompanisë Intel që njoftuan se kjo kompani do të investojë 7 miliardë dollarë në një strukturë të re prodhimi në Arizona, për të prodhuar mallra të reja amerikane. Kemi nisur një proces për një reformë të madhe tatimore që do të zvogëlojë masivisht taksat e punëtorëve dhe bizneseve.

Duhet ta bëjmë më të lehtë për të bërë biznes në Amerikë, përndryshe kompanitë largohen dhe do të ketë pasoja. Amerika duhet të bëhet një magnet i madh i botës për punën, por kjo nuk ndodh pa hequr taksat e tepërta që e bëjnë të pamundur për kompanitë të konkurrojnë. Çdo orë e çdo ditë administrata ime është përqendruar në hapjen e vendeve të punës, ky është misioni ynë.

Këtë javë u takova edhe me sherifėt dhe shefat e policisë në të gjithë vendin, u premtova se do t’u qëndroj pranë zbatuesve të ligjit. Administrata ime është e angazhuar për sigurinë tuaj, kjo është arsyeja pse jemi angazhuar për të ndaluar terroristët të hyjnë në vendin tonë. Nuk do ta lejojmë që të emigracioni të kthehet kundër nesh si një mjet për terrorizëm. Duhet të ndërmarrim hapa të vendosur sot për të qenë të sigurt nesër.

Këtë javë zemrat tona janë me popullin e Luizianës dhe Misisipit, ku njerëzit humbën shtëpitë e bizneset pas një uragani shkatërrues. Të jenë të sigurt se njerëzit në nevojë do të kenë gjithë mbështetjen e administratës sime. Amerikanët në të gjithë vendin po ndihmojnë familjet e dëmtuara, kjo është bukuria e shpirtit amerikan, një frymë e madhe në të gjithë vendin që tregon se kemi nevojë të rindërtojmë Amerikën, siç e kemi thënë aq shpesh – ta bëjë Amerikën përsëri të madhe.

Share: