Home KRYESORE Trump emëron këshilltarin e ri të Sigurisë Kombëtare

Trump emëron këshilltarin e ri të Sigurisë Kombëtare

Pas dorëheqjes së Michael Flynn nga detyra e këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, emëroi në këtë post Gjeneral Gen McMaster.

Ai është një ushtarak karriere që ka shërbyer si gjeneral në misione të ndryshme në Irak dhe Afganistan.

Teksa e prezantoi publikisht, Trump e cilësoi këshilltarin e ri të Sigurisë si një njeri me mjaft përvojë dhe talent.

McMaster është zgjedhja e dytë e presidentit amerikan, pas Nën/Admiral Robert Harvard, i cili refuzoi detyrën për arsye personale. Ish-këshilltari Michael Flynn dha dorëheqjen pas skandalit të bisedave private me ambasadorin rus në SHBA.

Share: