Home KRYESORE Trump i bërtet dhe i mbyll telefonin kryeministrit të Australisë

Trump i bërtet dhe i mbyll telefonin kryeministrit të Australisë

Mediat amerikane raportuan një tjetër “skandal” të presidentit Donald Trump.

Ne fakt Washington Post shkruan se shefi i Shtëpisë së Bardhë ka patur një sjellje agresive ndaj kryeministrit të Australisë, Malcolm Turnbull. Sipas të përditshmes amerikane, presidenti i ka folur me tone të larta kryeministrit Turnbull dhe më pas i ka mbyllur telefonin.

Shkak është bërë insistimi i Turnbull për të lënë të paprekur marrëveshjen për refugjatët të arritur mes Australisë dhe SHBA –së nën administratën e ish –presidentit Obama.

Share: