Home KRYESORE Trump mund të arrestohet bashkë me këshilltarin Flynn?! (Video)

Trump mund të arrestohet bashkë me këshilltarin Flynn?! (Video)

Derisa Michael Flynn ka dhënë dorëheqje nga posti i këshilltarit për çështje kombëtare i presidentit, Donald Trump, Keith Olbermann është duke thënë se Flynn duhet të arrestohet për shkelje të ligjit.

Por, Olbermann ka shkuar edhe më tej duke thënë se duhet të ngritët aktakuzë jo vetëm kundër Flynn por edhe kundër presidentit Donald Trump.

Ai ka thënë se fakti që Flynn i ka negociuar politikat e jashtme derisa nuk ka qenë në asnjë pozitë zyrtare në qeveri, përbën shkelje të Aktit Logan.

“Bëj thirrje për hetim të menjëhershëm për të parë nëse marrëdhëniet e tij me qeverinë ruse janë të kufizuara në aktivitete që i mbulon Akti Logan,” ka thënë Olbermann.

Ai ka kërkuar që përveç Flynn të akuzohet edhe një bashkë- konspirator i mundshëm, i cili mund të ketë qenë në dijeni dhe ka bashkëpunuar me Flynn dhe rusët.

Ai e ka identifikuar bashkë- konsipiratorin si Donald Trump.

Po ashtu, ai theksoi se në ditën kur Trump mbajti fjalimin e parë për politika të jashtme, ambasadori rus në SHBA, Sergey Kislyak, ishte ulur në rreshtin e parë.

E sipas, Olbermann, nëse kjo s’është rastësi, atëherë Trump duhet të hidhet në gjyq.

Keith Olbermann është komentues amerikan i politikës dhe  sportit si dhe shkrimtar./lapsi.al

Video:
Share: