Home KRYESORE ‘Turp, Bashën e le, fukarenjve i çove policët’, Rama kapet me komentuesin

‘Turp, Bashën e le, fukarenjve i çove policët’, Rama kapet me komentuesin

Përplasja e djeshme e protestuesve të Zharrëzës me policinë, e cila nuk lejoi ngritjen e çadrës së tyre u shoqërua me reagime nga më të ndryshmet. Shumë qytetarë nuk kanë ngurruar t’i shprehin irritimin e tyre edhe kryeministrit, duke i shkruar komente në faqen e tij në FB.

Njëri prej tyre i kujton Ramës se Bashën e lejoi të ngrinte çadër, kurse fukarenjve, si thotë ai i tregoi forcën e shtetit.

Replikat

Qytetari: Basha mund ti hap cadrat, kurse ketyre fukarejve i cuat policine e treguat forcen e shtetit ….. Turp Edi Rama

Rama: Me vjen shume keq qe paske bere 126 km ne kembe me ta, po kjo nuk te ben hero sepse jo vetem e ke bere me deshire kete marshim te gjate, po edhe sepse mund t’ia kishe evituar vetes dhe atyre, nese do kishe marre informacionin qe ata moren ne takimin e me zv.kryeministrin; ku sic e degjuan edhe vete problemi ka dy muaj qe trajtohet me seriozitet maksimal nga qeveria dhe zgjidhjet e nevojshme jane ne prag te finalizimit! Keshtu qe cfare kuptimi ka hapja e cadres ne mjedisin publik prane ministrise pasi eshte marre pergjigja nga qeveria lidhur me kerkesat e tyre?! Une nuk te njoh dhe nuk e di me cfare merresh e perse ke bere gjithe ate rrugetim, por ti sot duhet te jesh i gezuar qe qeverine e gjetet ne rrugen e zgjidhjes se problemit te tyre dhe do me vinte vertet keq, nese ajo qe ke pritur eshte qe qeveria te ishte e papergatitur(?)… Shkurt, me mire zgjidhja apo cadra per ata njerez?!

Qytetarja: Po eshte evertete qe spitali i Vlores ,,ne krahasim me vutet emeparshme eshte shume here me mire …edhe personeli i gatshem te te sherbej !!

Rama: Vertet?! Po si shpjegohet atehere qe kur une isha aty tre vjet e pak me pare mezi gjendeshin ilaçet dhe as behej llaf per aparaturat qe jane sot apo do i kene fshehur thua e nuk i kam pare?

Qytetari: Cfare rendesie ka aparatura kur njerezit po vdesin neper ambulancat tona ku ska as oksigjen qe eshte minimalja?, jo me ndihma e pare qe nuk ekziston fare. Nqs hipen ne ambulancen e vlores lutju zotit mos te vdesesh deri sa te shkosh ne spital.PS: mos e fshini kete koment pasi qellimi im si qytetar eshte qe te meren masa per kete ceshtje.ta mendosh mire eshte papergjejshmeri qe ne shekullin XXI te ndodhin keto gabime sepse ne ate ambulance mund te ndodheni dhe ju neser Z.Rama.

Rama: Nuk e di ku i shikoni ju njerezit qe vdesin neper ambulancat tona ku s’ka as oksigjen, por di qe realiteti sot ne urgjencen e Vlores dhe jo vetem, nuk ka lidhje me panoramen tuaj qe i perket te kaluares. Respekte.

komentuesit zhara rama

Share: