Home KRYESORE Zef Bushati: Ministria e Jashtme dhe ministri Bushati me performance te dobet!

Zef Bushati: Ministria e Jashtme dhe ministri Bushati me performance te dobet!

Nga Zef Bushati

Nuk eshte aspak korrekte qe te shkelen rregullat dipllomatike ne Shqiperi nga funksionare te Larte te Shtetit. Ku eshte degjuar qe zyrtare e funksionare te dalin publikisht ne media dhe te atakojne dhe akuzojne ambasadore dhe perfaqesues dipllomatike te akredituar ne Shqiperi.

Cdo konstatim per veprime jo korrekte, apo kalim te kompetencave te perfaqesuesve dipllomatike, edhe ne nivel ambasadori, dergohet informacion ne Ministrine e Puneve te Jashtme nga Titullari i Institucionit qe e ka konstatuar parregullsine ne perputhje me konventat nderkombetare ne marredheniet dipllomatike midis shteteve.

Eshte Ministria e Puneve te Jashtme qe i kerkon takim Ambasadorit dhe i parashtron problemin ne rruge institucionale. Dalja ne publik e Prokurorit tè Pergjithshem, Ministrit te Drejtesise, Presidentit te Republikes, Deputete, Drejtuesit politike, Gazetare dhe Qytetare, etj. duke u deklaruar publikisht, duke akuzuar, ne ndonje rast edhe duke ofenduar ambasadorin e SHBA dhe Perfaqesuesen e BE, eshte sa skandaloze per vendin tone po aq edhe e turpshme.

Kjo menyre marredhenie tregon nivel te ulet te Funksionareve te Larte e te Ulet, por tregon dhe paaftesine e madhe e te pa imagjinueshme te Ministrit te Puneve te Jashtme Ditmir Bushati dhe stafit te tij dipllomatik.

Keto marredhenie shtetet demokratike i kane rregulluar me konventa te pranuara e te firmosura. Duke mos dashur te nxit fantazine keto veprime mund te perkthehen edhe si nje fryme anti amerikane qe do te bente te kenaqur ata qe jane mbartes te frymes pro ruse.

Per te eleminuar cdo hamendje, rruga me e drejte do te ishte respektimi i rregullave te marredhenieve dipllomatike ne komunikimin me ambasadoret dhe dipllomatet e akredituar ne Republiken e Shqiperise. Ditet e fundit jane shtuar zerat kundër krijimit të Bordit të Monitorimit Ndërkombëtar që do të mbikëqyrë procesin e Vetingut të 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend me motivin se roli i ambasadorëve nuk është qe të krijojnë dhe drejtojne borde.

Ky se fundi eshte edhe qendrimi i kreut PD Basha i ndjekuar nga, kryetari i PR Mediu. Debati është hapur nga ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, i cili ka dalë kundër prezencës së dy ambasadorëve në këtë bord. Ky bord do të drejtohet nga drejtuesja e Bordit të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera dhe nga dy ambasadorët, Lu dhe Vlahutin.

Pikërisht prezencën e ambasadorëve Vasili e quajti jo kushtetuese. Këtë qëndrim mbajti edhe Presidenti Bujar Nishani. Shkurtimisht “fronti kunder bordit OMN” po i shton rradhet dhe po intensifikon sulmet publike. Cdo mendim i zyrtareve te larte eshte e drejte e tyre per tu shprehur. Por bota e qyteteruar, qe e njeh para nesh demokracine, i ka rregulluar me ligje format dhe menyrat e komunikimit.

I ka te percaktuara se cilat ceshtje komunikohen me shkresa zyrtare e cilat dalin ne publik. Kur dalja ne publik behet vend e pavend na ben te mendojme se fsheh nje qellim te sofistikuar i cili mund te jete ” informimi ose dizinformimi “.

Ne rastin konkret nxit frymen pro ose kundra SHBA – Rusi ne Shqiperi, fryme qe eshte mjaft e diskutuar keto kohet e fundit vecanerisht ne rajonin e Europes Juglindore. Prandaj rruga institucionale eshte me e rregullta e me e drejta.

Share: