Home KRYESORE Basha deklaratë të fortë: Edi Rama po përgatit operacion të madh për...

Basha deklaratë të fortë: Edi Rama po përgatit operacion të madh për pastrimin e parave

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë nga çadra e protestës së opozitës, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama për pastrim parash.

Gjatë deklaratës për mediat, Basha përmendi shkarkimin nga detyra të bashkëshortes së kreut të LZHK Dashamir Shehi, e cila mbante postin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare.

Sipas kryedemokratit, ky ishte institucioni i vetëm që Rama nuk e kishte në kontroll dhe me shkarkimin e Enkeleda Shehit, kreu i Qeverisë po përgatet për pastrim parash në shifra të mëdha.

“Pas hakmarrjes politike fshihet diçka më e madhe. Edi Rama ka marrë në dorë një operacion mbarëkombëtar për pastrimin e parave. Pas kapjes së AMF qëndrojnë familjarët e Edi Ramës. Ka rënë çdo institucion, ka rënë shtylla e katërt, media. Qeveria e narkotrafikut do të largohet me çdo kusht”, shprehet kreu i PD Lulzim Basha.

Share: