Home KRYESORE Basha: Ku ndryshon thirrja ime “për luftë” nga 21 janari

Basha: Ku ndryshon thirrja ime “për luftë” nga 21 janari

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha komentoi thirrjen e tij “për të qëlluar me grusht, dhe për të mos kthyer faqen tjetër apo për të shpuar gomat” e cila u konsiderua një nxitje për luftë kunder institucioneve.

Në një intervistë për News 24, Lulzim Basha thotë se thirrja e tij nuk ka qenë për luftë, sepse sipas tij thirrja për luftë është krejt ndryshe.

Basha thotë se ka bërë një apel për reagim ndaj çdo provokimi pasi sipas tij provokime ka pasur edhe brenda çadrës së PD-së. Basha u pyet nëse kjo protestë përpara kryeministrisë ka një ngjashmëri me “21 janarin” dhe nëse sot ai ka një refleksion për sot për këtë ngjarje.

“Nuk ka asnjë paralele kjo protestë me 21 janarin. Ka qenë dita më e tmerrshme e jetës sime politike dhe jetës sime si qytetar. Ajo pati një frymëzues. Është ai që ndodhet në këtë godinë sot. Nuk ka asgjë të përbashkët. Kjo është protestë që nuk ka dhunë dhe huliganë” – tha lideri i opozites Lulzim Basha.

Share: