Home KRYESORE Basha paralajmëron Ramën: Ti e di se ku do të përfundosh…

Basha paralajmëron Ramën: Ti e di se ku do të përfundosh…

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu drejtua me tone të ashpra kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se ai e di mirë që me zgjedhje të lira e të ndershme, jo vetëm largohet nga pushteti, por do të vihet edhe para drejtësisë e me shumë gjasa pas hekurave.

Në zotimin e tij për të mos e braktisur protestën, Basha prezantoi edhe planin për shëndetësinë, e cila sipas tij do të vihet e gjitha në shërbim të pacientit shqiptar.

“Me zgjedhje të lira e të ndershme populli e ka marrë vendimin dhe Rama do shkarkohet me plebishit të përmasave të padëgjuara në historinë e Shqipërinë. I zhytur deri në fyt në lidhjet me krimin, me banditët më të njohur, me drogën dhe paratë e drogës, ai e di se me zgjedhje të lira largohet nga pushteti do përfundojë para drejtësisë, e me gjasa prapa hekurave.

Nuk tërhiqem do jem me ju deri në fitore. Kjo betejë nuk bëhet për të bërë Lulzim Bashën kryeministër, për pushtetin tim dhe të PD-së, por për më të shenjtin pushtet, pushtetin e qytetarëve për të zgjedhur me votë të lirë e të ndershme. Republika e Vjetër i mori vendimet e saj, Republika e Re i mori vendimet. Historia ka treguar se e Reja e mund të Vjetrën,” tha Basha në fjalën e tij.

Share: