Home KRYESORE Basha përplaset me Çilin: Je shërbëtor i qeverisë!

Basha përplaset me Çilin: Je shërbëtor i qeverisë!

Kreu i opozitës Lulzim Basha është përfshirë në një debat me botuesin Henri Cili gjatë transmetimit të emisionit “Studio e Hapur” në Neës 24. Basha e akuzoi Cilin se ka hequr nga puna gazetarë dhe po përfiton në kurriz të studentëve, ndërsa Cili u kundërpërgjigj duke i thënë se ai ka nevojë të trajnohet dhe se nuk është gati për t’u bërë Kryeministër. Më poshtë debati mes tyre.

Basha: Turp për ato organizata që nuk ngritën njëherë zierin për padrejtësitë dhe krimin

Cili: Ju akuzoni për turp disa njerëz të lirë kurse qeveria akuzon për turp ata që vijë aty.

Basha: Nuk është turp të vish këtu për demokracinë. Ata që vijnë këtu janë intelektualë. Ke hequr nga puna Alfred Lelën dhe ke dalë tërësisht nga Henri Cili që kam njohur.

Cili: Më vjen keq..

Basha: Duhet të vijë keq për atë që ke bërë jo për këtë, nuk ka vend për oportunistët.

Cili: Më vjen keq që gënjeheni sepse do jeni dhe kryeministër i ardhshëm. Asgjë nuk është e vërtetë. Je i papërgatitur dhe duhet të trajnohesh gjatë.

Basha: Ke përfituar në kurriz të studentëve.

Cili: Ti po deformon programin e PD. Akademikët janë njerëz të lirë. Ke nevojë të përgatitsh si lider i opozitës.

Share: