Home KRYESORE Basha – Ramës për President nga Diaspora: Lexo një herë Kushtetutën!

Basha – Ramës për President nga Diaspora: Lexo një herë Kushtetutën!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, i cili tha sot se PD nuk votoi rezolutën e Partive Popullore Europiane. Në një status në Facebook, Basha e quan mashtrues Edi Ramën duke i sugjeruar që të lexojë Kushtetutën dhe pas të bëjë deklarata të nxituara apo politike. Në këtë rast, Basha i referohet deklaratës së Kryeministrit që pohoi se kandidati për President mund të jetë edhe nga diaspora. Kushtetuta e ndalon përzgjedhjen e një kandidati për President që nuk ka jetuar rezident në Shqipëri për të paktën 10 vjet. “#EdMashtrusi lexo njehere Kushtetuten e Shqiperise pastaj ti kendojme Rezolutat e Partise Popullore Europiane…”, shkruan Lulzim Basha në Facebook.

Share: