Home KRYESORE Blushi i ashpër me Ramën: Ministrat i hoqe se ta kërkojë Meta,...

Blushi i ashpër me Ramën: Ministrat i hoqe se ta kërkojë Meta, qeveria ka rënë!

Kryetari i LIBRA-s Ben Blushi ka sulmuar ashpërsh kryeministrin Rama nga foltorja e Kuvendit për ndryshimet në qeveri. Ai tha se minisrat u larguan si kuaj gare.

Blushi tha se tashmë thënja e Ramës për “partinë mbi Shqipërinë po bëhet realitet”. Ministrat sipas tij u shkarkuan se ja kërkoj Meta.

“Po i shkarkoj ministrat tha Rama, se kanë punuar shumë mirë. Kush punon shumë mirë s’ka pse të jetë në qeverinë time. Është totalisht qesharake. Secili prej jush nuk mbron punë që ka bërë.

“Ju shiti Edi Rama në tregun e koalicioneve. Nëse do Meta je ministër, nëse nuk do nuk je ministër. Ore kush është ministër sot, Saimiri apo Xhafaj? Sot është qesharake dhe vini këtu flisni për produktet kozmetike. Kush është e vërteta? E vërteta është që qeveria ka falimentuiar, që vendi është i shpartalluar, që ka rënë cilësia e jetesës, që nuk ka konsum, që 200 mijë shqiptarë kanë ikur nga Shqipëria, që kemi më pak investime të huaja se Bosnja, që mijëra studentë mbetën pa shkuar në universitet për shkak të reformës së diskretituar.

Çfarë tha kryeministri, po i heq për të mar ca vota. 1 vit më parë, u çuat radhë aty e thatë partia para Shqipërisë. Këtë tha edhe Edi Rama, partia është para Shqipërisë, po i çoj të marr ca vota se duke qenë ministra i humbin votat…Ajo që mendoj unë është se nuk është faji i ministrave. Nuk kanë pasur autonomi për vendimet në 4 vite. Kush përgjigjet për kanabizimin e Shqiëprisë, është Edi Rama personalisht. E mbani vend 3 vjet përpara, doli Koço tha ta legalizojmë kanabisin. U konsiderua si politikë shtetërore. Ndaj edhe për shkak të kanabisit nuk happen negociatat. Mbillni kanabis për të luftuar varfërinë, mbillni kanabisin se nuk ka vende pune…ai ëhstë përgjegjës direkt. Po nuk është vetëm kaq, habitem se si nuk ka njerësz që mbrojnë dinjitetin e ve”, tha ai.

Blushi shtoi ndër të tjera se për Ramën, ministrat, si ata që ikën dhe ata që erdhën janë kuaj gare.

“E dëgjuat si i përmendte emrat sikur të ishin kuaj gare, kur thërriste, Shalsi, Xhaçka. Po i heq tha të tjerët që të marrim vota… po i çoj ministrat të marrin vota. Kjo është e vërteta therëse, ju i humbni votat. Flisni për kinkaleri dhe kozmetikë, por e vërteta është që vendi është shpartalluar, është kanalizuar, ka rënë konsumi, s’ka vende pune”, shtoi Blushi.

Share: