Home KRYESORE Burgoset lideri kryesor opozitar në Rusi

Burgoset lideri kryesor opozitar në Rusi

Lideri opozitar i Rusisë, Alexei Navalny, është dënuar me 15 ditë burg, për shkak se i ka rezistuar urdhrave të policisë gjatë protestave masive të dielën.Navalny ishte njëri nga 500 të arrestuarit që u ndaluan nga policia pas protestave, transmeton Express.Ndërkohë, sot më herët, gjykata e Moskës e gjobiti atë me 350 dollarë për shkak se ka organizuar protesta të ndaluara.Kremlini e ka akuzuar opozitën se ka bërë nxitje për shkelje të ligjit, si dhe për dhunë.Protestat u mbajtën në gjithë Rusinë pas akuzave se kryeministri i vendit, Dmitry Medvedev është përfshirë në korrupsion./360grade.al

Share: