Home KRYESORE E pabesueshme ne Bërzhitë, 74-vjeçaren e lidhin këmbë e duar, gjendet e...

E pabesueshme ne Bërzhitë, 74-vjeçaren e lidhin këmbë e duar, gjendet e vdekur

Një 74-vjeçare është gjetur e pajetë mbrëmjen e kësaj të hënë në banesën e saj në fshatin Bërzhitë, në periferi të Tiranës. E moshuara raportohet është gjetur e lidhur këmbë e duar dhe si pasojë e asfiksisë për shkak të bllokimit të rrugëve aspiratore, ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, e moshuara jetonte vetëm, çka shton dyshimet se mund të jetë vrarë nga grabitës. Trupi i pajetë i të moshuarës është përcjellë drejt morgut të Tiranës ku do të kryhet edhe autopsia për të zbardhur shkaqet e vërteta të vdekjes!

Njoftimi i Policisë:

Në numrin e Emergjencave 112 të sallës operative Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Mihajas të Njësisë Administrative Bërzhitë, në banesën e saj është gjetur e vdekur shtetasja F. H ,74 vjeçe.

Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje.

Nga kqyrja paraprake e kufomës dyshohet se e moshuara është lidhur këmbë e duar dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë si pasojë e bllokimit të rrugëve respiratore.

Nga informacionet e marra kjo shtetase jetonte e vetme (e ve). Kufoma do të dërgohet pranë IML për kryerjen e autopsisë nga mjeku ligjor. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Share: