Home KRYESORE Gjukanoviç paralajmëron BE-në: Rusia do t’ju shkatërrojë

Gjukanoviç paralajmëron BE-në: Rusia do t’ju shkatërrojë

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanoviq, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta ndalë ndikimin shkatërrues të Rusisë në Ballkan, pas tentim komplotit të parandaluar për t’ia rrëzuar qeverinë e tij pro-perëndimore.

“Moska e ka nisur një lloj lufte kundër Evropës dhe është duke e kërcënuar vetë ekzistencën e Bashkimit Evropian”, ka thënë Djukanoviq për AP-në.

Djukanoviq dha dorëheqje pas tentim komplotit të dyshuar rus në tetor të vitit të kaluar për ta parandaluar Malin e Zi që të mos anëtarësohet në NATO.

Prokurorët e Malit të Zi e kanë akuzuar Rusinë dhe operativat e saj të shërbimit sekret për orkestrimin e tentim komplotit ditën e zgjedhjeve, i cili përfshinte edhe vrasjen e Djukanoviqit.

Megjithatë, Kremlini vazhdon ta mohojë përfshirjen në komplotin e dyshuar, edhe pse haptazi e ka përkrahur dhe financuar partitë nacionaliste opozitare që e kundërshtojnë anëtarësimin e vendit në NATO./Express/

Share: