Home KRYESORE Goditi me thikë gruan, arrestohet 56-vjeçari

Goditi me thikë gruan, arrestohet 56-vjeçari

Policia e Fushë Krujës ka arrestuar 56-vjeçarin Ramazan Rama, pasi ai ka goditur gruan e tij me thikë! Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë e kanë arrestuan në flagrance personin në fjalë.

“Më datë 07.03.2017, ora 00:20, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës, thikë bashkëshorten e tij, shtetasen Q.R. 53 vjeçe. E dëmtuara ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/ a të Kodit Penal” thuhet ne njoftimin e policisë.

Share: