Home KRYESORE Kanadaja planifikon legalizimin e marihuanës

Kanadaja planifikon legalizimin e marihuanës

Qeveria e Kryeministrit Justin Trudeau po planifikon legalizimin e marihuanës në vend. Sipas propozimit, mosha për blerje do të limitohet në 18 vjet derisa në disa provinca mosha do të jetë më madhore.

Kanadezët që duan të kultivojnë marihuanën do të limitohen në katër bimë për shtëpi. Provincat gjithashtu do të kontrollojnë çmimin, bashkë me kontrollimin e shitjes dhe blerjes.

Nëse droga legalizohet, do të realizohet një premtim i bërë nga Partia Liberale e Trudeau në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2015. Lajmin për legalizim raportohet se do ta bëjë publik vetë Trudeau muajin e ardhshëm./dita.al

Share: