Home KRYESORE Kreshnik Collaku: Nuk kam patur mbeshtetjen, financime nga Soros.

Kreshnik Collaku: Nuk kam patur mbeshtetjen, financime nga Soros.

Kreshnik Collaku, kreu i departamentit te politikes se jashtme ne PD ne nje shenim ne Facebook thote se dy gazetat pro qeveritare kane botuar dhe shperndare nje shkrim ku sipas tyre paraqitet nje liste drejtuesish te PD te mbeshtetur permes projektesh apo financimesh nga Fondacioni Soros.

Collaku thote se ne mes emrave permendet edhe emri i tij, por ne ne respekt te cdo lexuesi te paditur e painformuar te cilit te tilla lajme mund ti krijojne sadopak ide te gabuara,  persa me perket deklaroj :

Ne asnje dite nga 46 vitet e jetes time , ne asnje forme nuk kam patur as mbeshtetjen as financime nga Fondacioni Soros. As nuk kam kerkuar as kam marre asnje financim ne asnje lloje forme ne asnje lloj kohe.

Nese gjejne dhe provojne qofte edhe 1 cent te perfituar nga une nga Fondacioni Soros ne cdo lloj forme ose kohe…une deklaroj se jap doreheqje nga cdo lloj funksioni politik edhe publik. – shkruan Kreshnik Collaku

Share: