Home KRYESORE Lotaria amerikane/ Ambasada e SHBA-ve jep një njoftim shumë të rëndësishëm për...

Lotaria amerikane/ Ambasada e SHBA-ve jep një njoftim shumë të rëndësishëm për datën 2 maj

Më 2 maj shpallen fituesit e lotarisë amerikane, por ditën e sotme ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë  një njoftim shumë të rëndësishëm në lidhje me njoftimet për emrat fitues. Ambasada në Tiranë ka njoftuar se nuk do ketë njoftime me emaile personale përmes postës elektronike, por aplikuesit duhet të kontrollojnë vetëm në faqen zyrtare të departamentit të shtetit.

Për lotarinë amerikane kanë aplikuar mijëra shqiptarë edhe këtë vit si çdo vit tjetër, pra ëndrra amerikanë vazhdon të jetë një motiv i rëndësishëm për shqiptarët, arsyeja është e thjeshtë, Shqipëria nuk ofron siguri për banorë e saj.

Njoftimi i plotë i Ambasadës amerikane:

Miq, ju lutem mos harroni: Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do t’ju kontaktojë nëpërmjet postës elektronike për t’ju njoftuar nëse ju jeni përzgjedhur për lotarinë DV-2018 apo jo; ju duhet të hyni në dvlottery.state.gov duke filluar nga 2 maji 2017 për të mësuar nëse ju jeni përzgjedhur. Kenny dhe unë sapo kemi zbuluar disa e-maile të rreme, si më poshtë. Ju lutemi shpërndajini ato me miqtë tuaj dhe tregojuni atyre që e-maile të tilla janë të rreme! Nëse ju vijnë të tilla e-maile, injorojini ato! Le të mbrojmë veten nga mashtrimet e Vizave të Lotarisë!”, shkruhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve në “Facebook”.
Share: