Home KRYESORE Meta komunikon politikisht si me Ramëm edhe Bashën nga Fieri

Meta komunikon politikisht si me Ramëm edhe Bashën nga Fieri

Ilir Meta, kreu i Kuvendit dhe njëherësh Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, mori pjesë në trajnimin informues me të rinjtë në Fier mbi procesin e integrimit evropian dhe si zakonisht e shfrytezoi per mesazhe politike dhe kete radhe Meta thotë se Rama dhe Basha duhet të nisin dialogun për zgjidhjen e krizës.

“Konflikti po na kthehet në një pengesë serioze për të gjithë ecurinë e integrimit evropian të vendit. Nënvizoj rëndësinë e vendosjes sa më shpejt të dialogut politik për të garantuar zgjedhje të standardeve evropiane. 18 Qershor, zgjedhjet duhet të jenë plotësisht të standardeve evropiane. Zgjedhjet të mos kthehen në një hap drejt thellimit të një krize politike apo të një krize zgjedhore” – tha Meta nga Fieri

Share: