Home KRYESORE Mogherini: Ivanov të ndryshojë vendimin për mandatimin Zoran Zaev

Mogherini: Ivanov të ndryshojë vendimin për mandatimin Zoran Zaev

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, gjatë vizitës në Maqedoni, deklaroi se Presidenti Gjorge Ivanov gaboi me refuzimin e mandatimit të Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re.

“Kërkojmë nga Presidenti Gjorge Ivanov që të mos shkelë parimet themelore të demokracisë dhe të reflektojë dhe të ndryshojë vendimin që i refuzon mandatimin Zoran Zaev, liderit të partisë së dytë fituese në zgjedhje”- tha Mogherini para mediave pas takimit me Presidentin Ivanov.

Share: