Home KRYESORE Organet e Vettingut/Dosjet e 192 kandidatëve i dorëzohet Avokatit të Popullit

Organet e Vettingut/Dosjet e 192 kandidatëve i dorëzohet Avokatit të Popullit

Dosjet e 192 kandidatëve që aplikuan për organet e Vettingut i janë dorëzuar fizikisht Avokatit të Popullit nga Kuvendi i Shqipërisë.

Por sipas burimeve, do të duhet që pas dorëzimit fizik të bëhet verifikimi I dosjeve dhe dokumenteve të çdo kandidati, më pas do të nisë thirrja publike e Avokatit Totozani për riaplikim apo plotësim dokumentacioni.

Kuvendi i dha afat Avokatit të Popullit një javë të plotësojë dosjet për Vettingun, një proces që kreu i Komisionit të Ligjeve Xhafaj e cilësoi kushtetues sepse mbështetet në kodin e procedurave administrative./360grade.al

Share: