Home KRYESORE Papa jep alarmin: BE kërcënohet nga shpërbërja!

Papa jep alarmin: BE kërcënohet nga shpërbërja!

Para festimeve dhe ceremonise të 60 ­vjetorit të Marrëveshjeve të Romës po ne Rome, Papa Françesku ka pritur krerët e shteteve dhe vendeve të BE.

Papa kërkoi rikthimin tek parimet bazë të unionit, tek solidariteti dhe bere me dije se eshte i shqetesuar nga fakti qe BE kërcënohet “nga shuarja” nëse nuk zhvillon një vizion të ri, i cili sipoas Vatikanit dhe kreut te Tij, duket të bazohet në idealin e solidaritetit.

“Kur një trup e humbet sensin e orientimit, dhe nuk shikon më përpara, fillimisht bën hapa mbrapa dhe në fund kërcënohet nga shuarja”, tha Papa duke shtuar: “Elementi i parë i vitalitetit europian duhet të jetë solidariteti”.

Solidaritetin ai e quajti si një mjet efektiv kundër populizmit. Kreu i kishës katolike theksoi edhe rëndësinë e punësimit në Europë. Pa punësim dhe perspektivën për një „pagë dinjitoze” nuk ka paqe, tha ai duke sjelle ne vemendje qe Paqja mungon në periferitë e metropoleve tona, ku gëlon droga dhe dhuna”!

Share: