Home KRYESORE Përplasen Diana Çuli dhe Agron Tufa!

Përplasen Diana Çuli dhe Agron Tufa!

Ne “Top Story” Agron Tufa këmbënguli se recenca e bërë prej Çulit të poezive të Genc Lekës, çuan në dënimin me vdekje dhe poetit. Ai tha se recenca e shkrimtares ka qenë e ashpër dhe e qëllimshme.

“Ju tek poezitë që ishin lirika peisazhi, mund t’i kishe bërë një interpretim më neutral. Ju thoni që mund t’i kishe bërë më keq?! Interpretimi juaj ishte i ashpër sepse kishit një urrejte të madhe për këtë klasë, mbronit regjimin”, tha ai.

Vetë Diana Çuli tha se nuk kishte përgjegjësi në pushkatimin e Genc Lekës, ndërsa shtoi se nëse nuk do të bënte recencën e poezive, mund të dënohej.

“Nëse nuk do ta bëja unë ekspertizën, recencën e poezive të Lekës, unë do të dënohesha dhe këtë do ta bënte një tjetër shkrimtar. Nuk e quaj veten përgjegjëse për vrasjen, se ndryshe nuk do të dilja në rrugë. Jam shumë e lënduar dhe e trishtuar për vuajtjen që ka hequr Genc Leka dhe Vilson Blloshmi dhe nuk e quaj veten përgjegjëse për vrasjen”, deklaroi shkrimtarja.

Çuli thotë se ka folur gjithmonë kur kjo çështje është ngritur mediatikisht dhe në publik që prej vitit 1994, ndërsa shton se ka zgjedhur përgjithësisht heshtjen ndaj familjes Blloshmi për të respektuar dhimbjen e tyre.

“Kam kërkuar ndjesë për familjen e Genc Lekës, por nuk e shoh veten përgjegjëse për vrasjen e Genc Lekës. Akuza është shumë e rëndë dhe nuk është ngritur as kundër përgjegjësve të diktaturës. Nuk kam dashur të replikoj me zotin Blloshmi asnjëherë sepse kam kuptuar dhimbjen e tij. Nuk e quaja të drejtë që të replikoja me zotin Blloshmi, që ka shumë artikuj ku shpjegon edhe rrethanat plotësuese të asaj historie. Isha pjesë e përdorur nga sistemi dhe unë isha e detyruar që ta bëja këtë”, tha ajo.

Çuli tha se Agron Tufa nuk e bën këtë lëvizje për të zbardhur të vërtetën, ndërsa Mark Marku ishte në qëndrimin e Tufës, kur tha se recenca e shkrimtares ishte tejet e ashpër dhe e rreptë.

E njihni veten përgjegjëse për të kërkuar falje?

Diana Çuli: Unë kam dalë për dy orë në emisionin e Blendi Fevziut në 2007-n, i kam kërkuar falje familjes Leka që ishte përfshirë emri im.

Kjo ngjarje ka ndodhur 42 vite më parë, dhe unë nuk e ndjen aspak veten përgjegjëse për akuzat. Akuza është shumë e rëndë. Nuk ju është bërë as në periudhën e diktaturës kjo akuzë që më është bërë mua.

Prej 23 vitesh zoti Blloshmi e ka shkruar këtë gjendje në shtyp, por se kam quajtur të drejtë të replikoja sepse e konsideroj një humbje të madhe.

Gjithashtu kam menduar se do qetësohen gjakrat, se do hapen dosjet dhe do kuptojmë çfarë ka ndodhur me të vërtetë.

Isha kryeredaktore në gazetën Drita. Në atë kohë ishte diktatura më e rënduar.

Ekspertiza Letrare ishte një detyrë për të gjithë.  Jetojmë në kohën e realizimit socialist, erdhi vetëm cikli i poezisë së Genc Lekës.

Erdhi hetuesi në zyrë dhe më tha për të bërë një analizë të poezisë. Ishte detyrim ligjor për ta bërë, nëse se bëja unë do e bënte dikush tjetër.

Kur e lexoj sot reçencën dhe them që edhe në atë moshë kur e kam bërë kam patur maturi. Unë nuk kam thënë asnjë fjalë për propagandë, kam thënë që ka trishtim, pesimizën, etj… Unë nuk e kam dëgjuar më këtë rast. E kam dëgjuar pastaj në ‘94-n dhe thashë si ka mundësi që ata janë dënuar.

Kodi penal i asaj kohe nuk kishte dënim me vdekje për poezi. Nuk u dënuan me vdekje për vjersha dekadente.

Habitem si ju zoti Agron jeni marrë vetëm me këtë segment pasi kanë qenë dhe akuza të tjera. Nuk e quaj veten përgjegjëse për vrasjen. Unë kam thënë hapeni dosjen por unë jam shumë e lënduar për vuajtjen që kanë hequr Genc Leka dhe  Vilson Bllomshi.

Unë nuk kërkoj falje sepse nuk e quaj veten përgjegjëse.

Agron Tufa: Ju atyre poezive mund t’u kishin dhënë një interpretim më letrar. Fjalia merr kuptim kur është e plotë jo me presje. Kam botuar dokumentin, ju mund ta kishit bërë neutrale por nuk deshët. Si ju zë gjumi pa kërkuar falje publike?

Diana Çuli: Unë mendoj si ju zë gjumi juve me ato fjalë që keni përdorur, me akuzën “vrasëse” ndaj meje.  Kjo punë bëhet me institucione e jo me mendimin tuaj.

Share: