Home KRYESORE PKD: Ivanov të respektojë platformën e partive shqiptare

PKD: Ivanov të respektojë platformën e partive shqiptare

Paria Kristiandemokrate po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, që rrezikojnë të shndërrohen në një krizë të thëllë dhe konflikt nderetnik, duke vënë në pikëpyetje jo vetëm stabilitetin e shtetit maqedonas, por edhe paqen e sigurinë në rajonin tonë. Me vendimin e tij të djeshëm për mosdhënien e madatit qeverisës kryetarit të opozitës Zoran Zaev, konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, presidenti maqedon Geroge Ivanov, jo vetëm e futi venin në një krizë të rëndë institucionale, por u bëri një provokim të rëndë shqiptarëve, që jetojnë në trojet e tyre etnike në këtë shtet.

Gjuha e urrejtjes, e përbuzjes dhe e përçmimit e përdorur nga presidenti ndaj shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni, në trojet dhe në shtetin e tyre, jo vetëm është e papranueshme, primitive dhe në kundërshtim me frymën dhe të ardhmen europiane të popujve të gadishullit tonë, por përbën një kthim mbrapa në kohën e nacinalizmave të egër e barbarë të së shkuarës që kanë derdhur shumë gjak dhe marrë qindra e mijëra jetë të pafajshme njerëzore.

Partia Kristiandemokrate e Shqipërisë, e dënon me forcë këtë gjuhë të urrjetjes dhe qendrimin antishqiptar të presidentit Ivanov dhe i bën thirrje të heq dorë nga qendrimet ekstremiste dhe të respektojë të drejtat dhe dinjitetin njerëzor e nacional të shqiptarëve në përputhje me plafromen e partive shqiptare, që përfaqësojnë qytetarët shqiptarë në Maqedoni. Përpjekja e tij për ta shndërruar krizën institucionale në krizë ndëretnike, duke nxitur urrjetjen ndërnacinale dhe konfrontimet midis etnive të ndryshme qe jetojnë në Maqedoni, mund të sjellë pasoja fatale për ekzistencnën e shtetit maqedonas, por mund të provokojë gjithashtu një konflikt edhe më të gjërë në rajon.

Ne shprehim bindjen se nuk mund të ketë Maqedoni pa shqiptarët, pa respektuar gjuhën, kulturën dhe të drejtat e tyre, si qytetarë të barabartë në shtetin maqedonas. Koha kur shqiptarët trajtoheshin si skllevër në trojet e tyre etnike ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Këtë duhet ta ketë të qartë edhe presidenti Ivanov dhe çdokush tjetër, që mendon se mund t’i trajtojë shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë.

Kristiandemokratët shqiptarë, duke mbështetur fuqimisht platformën e partive shqiptare në Maqedoni, i bëjnë thirrje Presidentit Ivanov ti thërrasë arsyes dhe të veprojë me gjakftohtësi, të respektojë kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe platformën e shpallur nga partitë politike shqiptare në Maqedoni, sepse jemi të bindur se respektimi i I kësaj platforme e bën shtetin e Maqedonisë më të fortë, më të qendrueshem, më të drejtë dhe më demokratik, garanton përspektiven europiane, sjellë më shumë paqe, harmoni dhe mirëkuptim midis shqiptarëve dhe maqedonasve, garanton bashkejetesën dhe të ardhmen.

Dhimiter Muslia, Kryetar i Partisë Kristian Demokrate

Share: