Home KRYESORE Politikanët e Kosovës që do eliminoheshin nga “Syri i popullit”!?

Politikanët e Kosovës që do eliminoheshin nga “Syri i popullit”!?

Një listë e falsifikuar me emra të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve shtetërorë të Kosovës dhe gazetarëve po qarkullon nëpër rrjetet sociale. Lista i atribuohet të ashtuquajturës organizatë “Syri i Popullit”, e cila u aktualizua pasi Murat Jashari, njëri prej drejtuesve të supozuar të saj, plagosi avokatin Azem Vllasin. Policia e Kosovës e ka quajtur të rreme, listën.

Listën e kryeson Ibrahim Rugova i cili ka vdekur 11 vjet më parë. Më pas aty janë emrat e Bujar Bukoshit, Isa Mustafa, Xhafer Shatri, Halil Bicaj, Azem Vllasi, Kaqusha Jashari, Asllan Sllamniku. Të gjithë këta janë etiketuar si tradhtarë ose si përfitues “prej djersës së popullit në diasporë”.

Lista e përpiluar nga “Sakati” mban datën 13. 01.2016, vazhdon me emrat e anëtarëve të Ekipit të Unitetit, që ka udhëhequr bisedimet me Serbinë, proces që ka rezultuar me pavarësimin e Kosovës.

Fatmir Sejdiu, Hashim Thaçi, Nexhat Daci, Kolë Berisha, Bajram Kosumi, Veton Surroi, Blerim Shala, Agim Çeku. Të gjithë këta emra, në këtë “dokument” janë damkosur si tradhtarë.

Emrat tjerë që konsiderohen tradhtarë janë Lutfi Haziri, Hajredin Kuçi, Enver Hoxhaj, Eqrem Kryeziu, të cilët përshkruhen si “përgjegjës për decentralizimin”.

Në dokument figurojnë edhe Behgjet Pacolli, Ramiz Kelmendi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Xhavit Haliti, Fatmir Limaj, Murat Meha, Shpend Maxhuni, Baton Haxhiu, Berat Buzhala, Halil Matoshi dhe Bajrush Morina.

Gazeta Express ka kontaktuar me Policinë e Kosovës. Sipas zyrtarëve policorë, kjo listë është e rreme. Ata thonë se një listë të tillë mund ta “hartojë” secili që ka një kompjuter dhe një printer.

Në listë janë futur edhe Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, Rafis Haliti, Talat Xhaferi, Menduh Thaçi, Riza Halimi, Jonuz Musliu, Ragmi Mustafa, Shqiprim Arifi.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ditë më parë, në një intervistë televizive ka thënë se është në dijeni të një liste prej 26 personash, të cilët organizata e Murat Jasharit planifikon t’i ekzekutojë.

 lista e politikaneve ne kosove per eliminim
Share: