Home KRYESORE Rama flet për sherrin Vuçiç-Mustafa në darkën e Sarajevës

Rama flet për sherrin Vuçiç-Mustafa në darkën e Sarajevës

Kryeministri Edi Rama ka folur me gazetarët në Sarajevë, në lidhje me zhvillimet ne Samitin e zhvilluar me vendet e rajonit. Rama ka folur gjithashtu edhe për “sherrin” e ber eme dije nga media, mes Aleksandar Vuçiç dhe Isa Mustafës në darkën informate një ditë para samitit.

Sipas Rames tensionet në Ballkan janë artificiale dhe se sherri nuk ka ndodhur.

“Unë mendoj që këto tensione janë artificiale. Janë të ngritura për shkaqe elektorale, që nga treni, te muri, madje dhe te lajmi i përhapur në Prishtinë dhe Beograd, sipas të cilit, qenka bërë sherr mbrëmë në darkë. Unë isha në darkë dhe s’pashë asnjë sherr. Përkundrazi. Kështu që, deri kur të mbarojnë zgjedhjet në Beograd, mos u çudisni nga këto lloj “tensionesh” – thotë Rama.

Share: