Home KRYESORE Rasti “Dvorani” Rama dhe jo-juristet.

Rasti “Dvorani” Rama dhe jo-juristet.

Nga Endira Bushati

Nuk ka jurist që nuk gajaset së qeshuri kur dëgjon Ramën të flasë për ligje…

Dje Rama kishte sulmuar Gjykatën Administrative…

Mirë ua bën, në fakt!

Eksperienca ime, si paditëse, por edhe si avokate, dëshmon kapjen e kësaj gjykate….nga vetë Rama!

Ata jo juristë që dëgjojnë Ramën në këtë rast, kënaqen e nuk kuptojnë!

Jo juristi nuk e di që kjo gjykatë ka kompetencë të gjykojë pavlefshmërinë e akteve administrative, pra vendimeve të qeverisë, urdhrave të ministrave, gjobave të tatimeve, etj.

Dhe…në këtë Gjykatë, që nga 2013, në mbi 70% të rasteve, fiton gjithmonë…Shteti!

Ku nga frika e gjyqtarëve pa integritet, ku nga telefonatat e vetë Kryeministrit apo të ministrave…

Aty hidhet poshtë çdo koncept mbi të Drejtën Administrative, Civile e Procedurale…

Por…Rama përsëri i anatemon!

Sepse, humbësi në këtë gjykatë, ka nevojë ta ushqejë revoltën e vet me një fabul…

Dhe KryeDashuronjësi i Vetting-ut fabulën tashmë e ka përrallë të përditshme për të na “vënë në gjumë”.

VettingLover-i, për shembull, nuk merret me Rastin “Dvorani”…

Jooo, kurrsesi jo!

Dvorani është “Njeriu ynë” i Gjykatës së Lartë…

Për ata që nuk e njohin, Ardian Dvorani gjykon sot si gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Ka rreth 3 vjet që i ka mbaruar mandati!!!!

Në vitin 2016, i mbaroi mandati dhe gjyqtarit të GJL, A.Nuni. Ky gjyqtar, me integritet profesional, deklaroi se Kushtetuta e kohës, nuk parashikonte qëndrimin në detyrë pas mbarimit të mandatit, dhe u largua!

Dvorani, që kishte 2 vjet me mandat të mbaruar, kishte një “Kushtetutë” tjetër…

Partia Demokratike e çoi çështjen në Gjykatë Kushtetuese.

GJK u shpreh: Kushtetuta nuk parashikonte qëndrimin në detyrë për anëtarin e GJL pas mbarimit të mandatit!

Sipas Kushtetutës, ky vendim i GJK do të krijonte efekte vetëm pas botimit në Fletoren Zyrtare…

Dhe Rama nuk mund ta linte Gjykatën e Lartë pa “Dvoranin e vet” …

Dha urdhër që Vendimi i GJK të mos botohej!!!!!

Derisa….të hynin në fuqi Ndryshimet Kushtetuese të 22 Korrikut 2016!!!!

Tashmë, Kushtetuta e Re parashikonte qëndrimin në detyrë për gjyqtarin e GJL, edhe pas mbarimit të mandatit, deri në zgjedhjen e tjetrit!!!!

Dhe Dvorani, pas një mungese 3 mujore, u rikthye në krye të detyrës….për të dhënë Drejtësi, sigurisht!!!!!

Për çdo jurist, është e qartë, që ndryshimet kushtetuese, nuk prodhojnë efekt për Rastin “Dvorani”….

Por, kjo, pak rëndësi ka!

Se…fundja, këtë histori, pak veta e dinë në Tiranë…

Dhe…VETTING të bëhet!

A nuk qeverisin Banditët mbi Injorancën e të Qeverisurve?????

Share: