Home KRYESORE Ruçi s’ka dilema: Me ose pa LSI-në, ne jemi në zgjedhje

Ruçi s’ka dilema: Me ose pa LSI-në, ne jemi në zgjedhje

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi në një takim në Libofsh të Fierit ka folur për koalicionin me LSI-në dhe për zgjedhjet e 18 qershorit, duke precizuar se LSI-ja nuk është faktor për futjen e socialistëve në zgjedhje!

“Me ose pa LSI-në, PS do futet në zgjedhje si forcë fitimtare. PS është e vendosur për tu futur në zgjedhje. E kemi shprehur që duam të jemi në koalicion me LSI-në në të ardhmen. LSI-ja nuk ka folur për këtë gjë. Opozita e ka marrë përgjigjen nga SHBA-ja, Merkel” mësohet të ketë thënë Gramoz Ruçi nr. 2 i partise socialiste.

Share: