Home KRYESORE Shperthen Fuga dhe i përgjigjet Karajit: Pyet rrogë-paguesin Çili për mua!

Shperthen Fuga dhe i përgjigjet Karajit: Pyet rrogë-paguesin Çili për mua!

Shpërthen Artan Fuga, xhaxhai i këshilltarit mediatik të kryeministrit Rama dhe vëllai i zv/rektorit të Universitetit të Henri Cilit. Profesor Fuga ndër të tjera thotë:

“Unë nuk rri në zyrë e përgatis memo për shefat, por shkruaj publikisht.

Madje nuk bezdis askënd sepse shkruaj vetëm në faqen time të facebookut. Gazetat, studentët, njerëzit, miqtë e asaj faqeje që shkojnë si shikime shpesh edhe mbi 100 mijë persona (nuk di nëse Mapua jote ka kaq në javë!) i lexojnë, i marrin, i përhapin lirisht. Unë nuk bëj zë. Le të bëjnë çfarë të duan.

Të siguroj se zoti Lulzim Basha as ka pasur nevojë, as më ka marrë mua mendim se çfarë duhet të bëjë për veprimet e tija politike. As më jep rrogë, as më kërkon gjë, as më pyet, e as kërkon aprovim nga unë. Ai është kryetari i opozitës dhe ka aparatet e veta.

Ajo që nuk di ti Ladi, ndonëse unë e kam shkruar, në librin tim Shoqëria Periferike, botuar në vitin 2004, kam kërkuar në një kapitull të tërë të gjejë rrënjën e të keqes politike te ne, dhe përfundimet e mia kanë qenë se republika e sotme ishte e kalbur dhe duhej një republikë e re.

Nëse nuk më beson pyet rrogë-paguesin tënd Henrin se ai atë kohë më lexonte.

Po të ishin dëgjuar atë kohë thirrjet e mia nuk do të ishim vërvitur në atë pikë ku as zgjedhje të lira nuk bëjmë dot pa kaluar nga çadrat. Apo jo?”

Share: