Home KRYESORE Sipërmarrës dhe biznesmenë folën sot te Cadra për problemet madhore të biznesit...

Sipërmarrës dhe biznesmenë folën sot te Cadra për problemet madhore të biznesit të vogël

Sipërmarrës dhe biznesmenë folën sot në Sheshin e Lirisë për problemet madhore të biznesit të vogël

Sipërmarrës të vegjël nga Sheshi i Lirisë dikutuan për situatën e vështirë në të cilën ndodhen. Rritja e çmimit të taksave, energjisë elektrike, naftës dhe mungesa e ekzistencës së shtetit ligjor ishin mes problemeve të shtruara.

Shqipëria sot është në gjendje kritike sa i përket taksave dhe tatimeve të rënda dhe burokracisë shtetërore. Këtë e konfirmon raporti i Bankës Botërore 2016.

Sipërmarrësi Denis Ndregjonaj tregoi historinë e tij. I sapokthyer nga emigrimi ai hapi një biznes të vogël. Edhe pse me fitim minimal, biznesin ia taksuan si biznes të madh pasi ofronte për klientët edhe shërbimin e transfertave të parave. Kjo e detyroi Ndregjonajn ta mbyllte biznesin e tij.

Sistemi i komplikuar i taksimit dhe burokracia e administratës shtetërore i shkaktojnë mijëra bizneseve humbje të mëdha nga xhiroja e tyre. Lokalet dhe restorantet sot paguajnë 10 herë më shumë për të marrë në përdorim një hapësirë publike. Sipërmarrësit deklaruan se jo vetëm nuk mbështeten nga shteti, por madje gjobiten.

Një fenomen tjetër ka goditur biznesin e vogël në Shqipëri. Rënia e fuqisë blerëse tek qyetarët shqiptarë, të cilët konsumojnë më pak, duke ulur xhiron e dyqaneve të vegjël. Kryeministri Rama rriti me 23% çmimin e energjisë elektrike dhe atë të ujit duke zvogëluar xhepat e shqiptarëve. Pronarët e dyqaneve thanë nga Sheshi i Lirisë, se në xhiron e tyre ditore, më shumë japin borxh me lista, sesa me para. Rritja e taksave, rritja e çmimit të naftës, rritja e çmimit të produkteve nëpër tregje, po i çon sot drejt falimentimit qindra mijëra biznese të vogla të shqiptarëve. 30 mijë biznese janë mbyllur në këto katër vjet.

Një sipërmarrës i kthyer nga emigrimi tregoi se si i shkatërruan biznesin.

Shkak u bë një projekti i kryeministrit Rama për të zgjeruar një rrugë. Problemi ishte se Kryeministri refuzoi t’i tregonte zotërisë projektin për të cilin po i shkatërronte biznesin duke treguar edhe njëherë arrogancën dhe dhunën shtetërore që qytetarët, sipërmarrësit heqin në kurriz sot. Nikollaq Neranxi tha se reforma administrative e Kryeministrit Rama, bëri bashkimin e komunave dhe qyteteve vetëm e vetëm për të grabitur pronat e ligjshme dhe të trashëguara të qytetarëve.

sipermares pdSipërmarrësit dhe biznesmenët thanë se kryeministri jo vetëm nuk i mbajti premtimet e bëra ndaj bizneseve, por i rëndoi taksat dhe goditi biznesin e vogël. Taksa e sheshtë 9% e propozuar nga kryetari Lulzim Basha dhe kota fikse prej 1.5% e xhiros e cila do të zëvendësojë tatimin mbi të ardhurat dhe TVSH për bisnesin e vogël, synon t’i kthejë paratë e taksave në shërbim të taksapaguesit.

Share: