Home KRYESORE Sistemi botëror, i kundruar në kuadër të ngjarjeve të fundit në vendet...

Sistemi botëror, i kundruar në kuadër të ngjarjeve të fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor

Nga Kasem Seferi

Një dekadë pas rënies së Murit të Berlinit lindi një sistem i ri botëror, një sistem fluid dhe kompleks në evoluim, që nuk dihej se në çfarë drejtimi do të shkonte evoluimi. Historia ka treguar se fluiditeti në botën e sotme ka shembuj të mëparshëm.

Ka shenja që historia mund të përsërisë vetveten dhe që sistemi i tanishëm ndërkombëtar mund të lëvizë në një fazë tjetër, në të cilën roli i burrave të shtetit është njohja e këtij rreziku potencial me qëllim që ata të merren me atë në mënyrën e duhur.

Pak a shumë, në lidhje me ndryshimet e sistemit, janë krijuar mjaft dilemma me zgjedhjen e Presidentit Trump

Sistemi ndërkombëtar i vitit 1776 për dekada ishte multipolar, por Revolucioni Amerikan krijoi kushtet për zgjidhjen e bipolaritetit të përqendruar mbi Francën dhe Britaninë e Madhe.

Ndërhyrja e Rusisë Konservatore në çështjet e brendshme të shteteve të Ballkanit nuk u pranua nga Franca dhe Britania liberale dhe, në këtë mënyrë, sistemi i dytë i dha fund me Luftën e Krimesë.

Formimi i Aleancës së Trefishtë të Antantës dhe Aleancës së Fuqive Qendrore herët, në vitet 1900, krijuan një sistem më të rreptë bipolar.

Lufta e Parë Botërore dhe kolapsi i mbretërive anekënd Europës i çoi aleatët në krijimin në vitin 1919 të një versioni zytra më global të një strukture kolektive sigurie që kishte sjellë një shkallë paqeje në Europë herët në shekullin e 19 – të.

Në vend të sistemit të përbashkët informal u krijua Lidhja e Kombeve me të cilën shtetet anëtare ranë në ujdi të siguronin sigurinë kolektive me anë të lidhjes në aleancë kundër një agresori potencial; pra, u krijua një marrëveshje fluide e cila kërkonte të siguronte sigurinë pa aleanca të rrepta.

Gjatë viteve 1930 bota u pipolarizua në dy kampe të ngurta të diktaturave të Boshtit dhe Aleancës së demokracive. U krijua një sistem të ri botëror i sigurisë kolektive i përfshirë në kuadër të Kombeve të Bashkuara që u mbështet edhe njëherë për ruajtjen e sigurisë jo mbi aleanca të ngurta por, mbi lidhje fluide të kombeve në Këshillin e Sigurimit.

Dështimi i tij ishte kërkesa e unanimitetit të Pesë të Mëdhenjve për çdo veprim ushtarak dhe ishte neni 61 i Kartës, i cili riforcoi të drejtën për vetëmbrojtje individuale dhe kolektive.

Bipolariteti u zyrtarizua në vitin 1955 me përfshirjen e Gjermanisë Perëndimore në NATO dhe formimin e Paktit të Varshavës, i cili u shpërbë në vitin 1989.

Disa mësime nga kjo histori mund të jenë si një udhërrëfyes për diplomacinë sot, sepse është vërtetuar se sistemet ndërkombëtare priren të zgjasin dy deri tre gjenerata; ato krijohen dhe shkatërrohen nga konflikte në shkallë të gjërë.
Njësoj si sistemet biologjike komplekse, sistemet ndërkombëtare shfaqen se kalojnë nëpërmjet cikleve të jetës me lindjen, fleksibilitetin në rini, më të rreptë pasi piqet sistemi dhe vdekjen.

Secili prej këtyre pesë sistemeve fillimisht ishte më shumë multipolar se sa bipolar; multipolariteti i bëri ato më kompleks; lëvizja në sistem relativisht fluid dhe diplomacia shtetërore mundi të ishte fleksibile.

Dekada e parë e sistemit të gjashtë përsërit modelin e hershëm në të cilin marrëdhëniet ndërmjet aktorëve kryesorë janë edhe njëherë më fluid dhe karakteristikat e tij bëhen të vështirë për t’i përshkruar thjesht dhe deri tani kjo mban titullin “periudha e pas Luftës së Ftohtë”.

Sistemi i gjashtë ka pasur disa kategori aktorësh dhe të paktën disa prirje dominuese; secila prirje i ka ndikuar këto aktorë në mënyra të ndryshme, gjë që llogaritet shumë për kompleksitetin e dukshëm në sistemin e ri.

Aktorët më dominues janë demokracitë e tregut, ideologjia e të cilëve është bërë modeli botëror. Nga fundi i shekullit të 20 – të më shumë se gjysma e kombeve të botës karakterizoheshin si demokraci.

Vendet në tranzicion përbëjnë grupin e dytë që me shpresë lëvizin drejt demokracive të tregut. Më të rëndësishmit e këtyre shteteve në tranzicion ishin Kina, Rusia, Brazili dhe India, sepse orientimi i tyre më i fundit mund të jetë përcaktuesi më i rëndësishëm në lidhje me atë si do të duket pjekuria e mëtejshme e sistemit.

Kategoria e tretë e vendeve përbëhet nga Irani, Koreja e Veriut, Iraku, Libia, Sudani, Kuba, Venezuela dhe ndonjë tjetër, ndërsa kategoria e katërt janë shtetet e falimentuara nga katastrofat humanitare, etj.

E para prirje mbarëbotërore, bazohet në teknologjinë e re të informacionit dhe ka zgjeruar shtegun e ngjarjeve në shkencën ekonomike, politike, çështjet ushtarake dhe komunikimet.

Demokratizimi, ose prirja e dytë, ka pasur një efekt të ngjashëm, sepse mund të sigurojë transferime paqësore të pushtetit dhe tërheq shtetet në tranzicion, të tilla India, Rusia dhe Afrika e Jugut, por kjo ka thelluar çarjet brenda shumë shteteve të falimentuara pasi grupet, etnike, fisnore dhe fetare, thjesht, votojnë me grupin e tyre.

Fragmentimi, ose prirja e tretë, në mënyrë ironike është bërë stimuluese nga globalizimi pasi grupet kërkojnë ta diferencojnë vetveten në një botë të globalizuar dhe të maksimizojnë fuqinë në nivelin vendor dhe ky devolucion i fuqive është një fenomen që gjendet pothuajse kudo në botën e sotme, por ka një ndikim shumë të ndryshëm mbi aktorë të ndryshëm.

Megjithëatë, në pjesën më të madhe të shteteve në tranzicion (Rusia, Kina dhe India), fragmentimi ka çuar në konflikte të armatosuara, gjë që, në kthim, ka çuar në probleme politike shtesë ndërmjet këtyre shteteve dhe demokracive të tregut.

Fragmentimi përgjatë linjave etnike, në ditët e sotme, është shkaku kryesor i dështimit të shtetit dhe një gjë e tillë siguron mundësi të reja për organizatat kriminale dhe terroriste ndërkombëtare.

Parandalimi dhe lufta, ose prirja e katërt, në lidhje me përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë, është bërë prioritet gjatë viteve të sistemit të gjashtë ndërkombëtar, sepse në pjesën më të madhe demokracitë e tregut janë bërë të vetëdijshme për rrezikun serioz të tyre, pasi përhapja e armëve të shkatërrimit në masë u jep shteteve “horra”, madje disa grupeve joqeveritare, potencialin për të kërcënuar dhe minuar politikat e demokracive të tregut.

Një vështrim i marrëdhënieve të tanishme ndërmjet fuqive të mëdha priret të konfirmojë një prirje drejt bipolaritetit, veçanërisht, po të merren në konsideratë marrëdhëniet e SHBA me Rusinë dhe Kinën, diferencat e mëdha ndërmjet Rusisë dhe zgjerimit të NATO – s, mbrotjen raketore, përhapjen e armëve kimike dhe naftën e Detit Kaspik, pa harruar diferencat në lidhje me raportin Kinë/Taivan.

Shqetësimi qendron te fakti se shtetet që kanë diferenca të forta politike me Perëndimin do të formojnë marrëdhënie informale bashkëpunimi që, hap pas hapi, do të çonin në një bipolaritet të ri dhe të rrezikshëm.

Donald Tusk e vuri në dukje rrezikun e ndikimit rus në Ballkan dhe nuk ngel gjë tjetër për të thënë përpos thënies popullore: “Stambolli digjet, kurva krihet.”.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: