Home KRYESORE Sot komisioni për shqyrtimin e kandidatëve për KLGJ-në dhe KLP-në

Sot komisioni për shqyrtimin e kandidatëve për KLGJ-në dhe KLP-në

Sot do të mblidhet komisioni ad-hoc i Kuvendit për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Ky fakt u bë i ditur pak ditë më parë nga Avokati i Popullit.

Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 14:00, nën drejtimin e Igli Totozanit.

“Avokati i Popullit në përmbushje të detyrimeve ligjore të parashikuara në nenet 27 dhe 125 të ligjit “Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë”, ka thirrur mbledhjen e Komisionit të Pavarur Ad Hoc.

Mbledhja e Komisionit të Pavarur Ad-Hoc, për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Avokatia, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 13.03.2017, ora 14:00, pranë zyrave të Avokatit të Popullit”, citohen në njoftimin zyrtar të AP-së.

Share: