Home KRYESORE Sulmohet fizikisht aktivisti i Vetvendosje, Agron Kabashi

Sulmohet fizikisht aktivisti i Vetvendosje, Agron Kabashi

Dje rreth orës 23:35, persona të panjohur kanë sulmuar aktivistin Agron Kabashi, i cili kishte shoqëruar me veturë Sekretarin Organizativ, Dardan Molliqaj, në studiot e Klan Kosovës, për xhirimin e një emisioni.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Muharrem Fejza’, tek banesa e Dardan Molliqajt, ku aktivisti Kabashi e ka lënë Molliqajn dhe po kthehej në veturë. Ai është goditur me shufra metalike, me ç’rast i janë shkaktuar lëndime trupore dhe tani gjendet në Qendrën Emergjente të QKUK’së. Po ashtu, këta persona e kanë kërcënuar aktivistin Kabashi dhe i kanë thënë që të mos e shoqërojë më asnjeherë Molliqajn, gjë që tregon se sulmi ka motive politike dhe ëshë sulm ndaj Sekretarit Organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Momentalisht Policia është në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin. Ndërsa, gjendja shëndetësore e Agronit është e mirë.

Share: