Home KRYESORE Vazhdon Blici i habitshem Rrugor/ Në një orë 374 gjoba në të...

Vazhdon Blici i habitshem Rrugor/ Në një orë 374 gjoba në të gjithë vendin

Police te Qarkullimit Rrugor

Vetëm 60 minuta kontrolle të rrepta në të 12 qarqet e vendit iu deshën policisë për të vendosur 374 gjoba në aksionin e quajtur “Blici Rrugor” të ditës së sotme qe sigurisht konvertuar ne shifra fianciare rezulto perfitim i mire i shtetit nga xhepat e qytetareve.

Operacioni nisi në orën 12:00 dhe zgjati deri në orën 13:00. Sot u angazhuan rreth 640 punonjës Policie në total, si dhe u ngritën dhe funksionuan 140 pika kontrolli në të gjithë vendin. Prej orës 12:00 deri në orën 13:00 në të gjithë vendin, Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat vendosën:

-144 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;
-113 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit – thote raporti i Policise se shtetit duke vazhduar se edhe u moren 117 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.

Pyetja ne kete rast eshte a eshte, ky lloj operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mospërdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi, apo mundesi per te mbushur arken e Policise se Shtetit?

Kush mund te sqaroje me fakte se keto gjoba te majme influencojne dhe si ne ruajtjen e jetes se qytetarit sic edhe pretendohet?!

Share: