Home KRYESORE Bajrami: Maqedonasit frikësohen nga 40% i shqiptarëve.

Bajrami: Maqedonasit frikësohen nga 40% i shqiptarëve.

Ish Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë nga viti 2006-2008 nga radhët e PDSH, Xhelil Bajrami, ka pohuar për emisionin “Studion e Hapur” në Televizionin Nova, se problem më të cilën nuk po kanë mundësi të pajtohen elitat politike maqedonase në Maqedoni, është në numrin e shqiptarëve I cili është afro 40 për qind.

“Problemi I palës Maqedonase është tek numri 40 për qind I Shqiptarëve që janë në Republikën e Maqedonisë. Ku një pjesë e elitës politike Maqedonase, intelektuale, analist etj, nuk I duan shqiptarët si qytetarë të barabartë në atë konceptin kolektiv shoqëror, por I dëshirojnë vetëm si një etni pakicë, me të cilët mund të manovrojnë”, ka thënë për Televizion Nova, ish ministri Xhelil Bajrami.

Xhelil Bajrami me tej në “Studion e Hapur”, në gjuhën shqipe ka pohuar se Shqipëria asnjëherë nuk është përzier në politikat e brendshme të Maqedonisë, por për kundrazi, ka treguar një politik të hapur dhe transparente, për një fqinjësi të mirë, dhe një rajon stabil.

“Jam plotësisht I bindur se Shqipëria nuk është duke u përzier në politikat e brendshme të Maqedonisë, përkundrazi, Shqipëria është vendi I parë I cili e ka njohur Maqedoninë me emrin e sajë Kushtetues. Mesazhet e Shqipërisë çdo herë kanë qenë se shteti shqiptarë dëshiron një Maqedoni të integruar në Bashkimin Europian dhe në Nato”, ka thënë Bajrami.
Ai më tej ka pohuar se këto dëshira të shtetit shqiptarë, kanë qenë të drejtuar tek të gjitha shtetet e tjera rajonale

Share: