Home KRYESORE Basha: Beteja jonë për zgjedhje të lira është edhe për Europën dhe...

Basha: Beteja jonë për zgjedhje të lira është edhe për Europën dhe Amerikën

Lulzim Basha i drejtohet ndërkombëtarëve duke u shprehur se beteja e opozitës është edhe për Europën dhe Amerikën. Për Bashën, kjo betejë është për vlerat e përbashkëta dhe për sigurinë e përbashkët e per standardet europiane te Shqiperise.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, kreu i PD-së shprehet i vendosur në kërkesat për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Sipas Bashës, Shqipëria ka humbur kontrollin e territorit dhe të kufijve dhe me një qeverisje të kapur nga krimi sjell pasiguri për Europën dhe kthehet në konsumator të partneritetit strategjik me SHBA-të.

Share: