Home KRYESORE Basha pyet protestuesit nëse duhet të tërhiqen nga protesta, ja si përgjigjen

Basha pyet protestuesit nëse duhet të tërhiqen nga protesta, ja si përgjigjen

Kreu i opozitës Lulzim Basha në mbyllje të fjalës së tij në ditën e 60-të të protestës ka pyetur të pranishmit nëser duan që ai të tërhiqet nga kjo beteje.

Pas konfirmimit të tyre Basha u shpreh edhe më i qartë ‘asnjë tërheqje’. Ai vijoi më tej duke thënë se qeveria teknike është e vetmja zgjidhje që vendi të shkojë në zgjedhje.

‘’Sot jam më i qetë dhe më i qetësuar se dje se duke u përplasur me gënjeshtrën ne prekim thellësinë e kauzës sonë.

Ndaj miqtë e mij le të gëzohemi bashkë siç e kemi kthyer këtë vend në vendin e shpresës që po lind. Asnjë çast nuk ka munguar shpresa te e nesërmja.

Nëse rekomandoni tërheqje dua ta dëgjoj: asnjë tërheqje, qeveri teknike për zgjdhje të lira e të ndershme, gëzuar 60 ditët e betejës sonë’’, u shpreh Basha.

Share: