Home KRYESORE Brënda Shtëpisë së Bardhë, paranoja dhe trazira në mesin e personelit të...

Brënda Shtëpisë së Bardhë, paranoja dhe trazira në mesin e personelit të lartë?

Në West Wing, Reince Priebus dhe Steve Bannon zënë pozicionet më të lakmuara. Priebus, shefi i stafit, gëzon vetëm një oborr në natyrë në Shtëpinë e Bardhë. Bannon është vëtëm disa hapa nga Zyra Ovale.

Presidenti Donald Trump po i afrohet mbylljes së 100 ditëve të para të qeverisjes, me polemika të shumta për arritjet e tij, por të dy këta burra në këto dhoma të fuqishme nuk e kanë kuptuar fare kalim e kohës.

Tump po përpiqet të ndyshoj zhgënjimet e së kaluarës që shpesh e kanë klasifikuar atë si mosbesues dhe jo popullor. Një person që flet privatisht me presidentin ka thënë se ai shpesh pyet miqtë e tij: “Çfarë mendoni për ekipin tim?”

Në dhomë

Shumë zyrtarë – në kontakt të shpeshtë me Shtëpinë e Bardhë dhe Trump – e kanë përshkruar si një moment trazuar për Trump dhe stafin i tij.

Në Shtëpinë e Bardhë, ndihmësit e lartë janë në luftë me kohën, shpesh ata i bashkohen takimeve duke punuar për të ekzekutuar axhendën e Trump.

Në një ditë normale jashtë zyrës ovale mund të ketë një dyzin njerëzish që presin, duke përfshir ndihmës të lartë, diplomat ose dhe vizitor të jashtëm që duan të takojnë Presidentin.

Megjithatë, burimet pranojnë se duke ditur planet dhe axhendën e Trump mund të arrijnë të sinkrinizojnë më mirë punët që zyra ovale të jetë në rregull në çdo moment.

Priebus, Bannon të goditur nga stuhi spekulimesh

Priebus, në dukje ndihmës i lartë Trump, përballoi një stuhi e spekulimeve në lidhje me pozicionin e tij para se të hynte West Wing më 20 janar. Pavarsisht se këmbëngul se pozocioni i tij është i sigurt spekulimet midis punonjësne vazhdojnë ende. Disa thonë që Trump nuk e pyet fare për ndonjë këshillë.

Ndërkohë, Bannon shpesh është gjendur i dobët për rolin e tij në West Wing. Vendimi për të hequr si shefi strateg nga Këshilli i Sigurimit Kombëtar është një sinjal se vendimet e personelit të marrra vetëm pak muaj më parë janë duke u rimenduar në nivele më të larta.

Dështimi i kujdesit shëndetësor

Trump, si në publik dhe privatisht, ka shmangur hedhjen fajin për përmbysjen e kujdesit shëndetësor për kryetarin Paul Ryan, i cili ishte fytyra publike e planit të zëvendësimit që nuk arriti të fitojë mbështetjen e konservatorëve. Por ai tha me keqardhje se vendimi e tij për të ndjekur epërsinë e Kryetarit të Dhomës për të çuar përpara një plan që nuk kishte mbështetje të mjaftueshme nga partia e tij.

Sipas disa njerëzve të familjarizuar me mendimet e Trump, në qoftë se ky hap i fundit për kujdesin shëndetësor dështon, Priebus ka gjasa të marrë përsipër fajin – dhe mund të përjashtohet.

Sipas njerëzve që kanë bashkëvepruar me Priebus në ditët e fundit, shefi stafit është dukshëm i lodhur se si Trump vazhdon të kërkojë që elementet e axhendës së tij të trajtohen ndryshe.

Pozicioni i Kushner

Rritja e statusit të Kushner brenda West Wing, këshilltari me ndikim të lartë, dhe Ivanka Trump, vajza e Presidentit, kanë konsoliduar pushtetin edhe më në mesin e familjes Trump.

Largimi Bannon nga Këshilli i Sigurimit Kombëtar ishte vetëm shenja e fundit e rritjes së Kushner, thanë burimet.

Ndërsa H.R. McMaster, këshilltari i sigurisë kombëtare, ka punuar për disa javë për të gjetur një mënyrë për të hequr qafe operacionin e politikës së jashtme të Bannon në Shtëpisë së Bardhë, në fund të fundit ishte ndikimi Kushner që çoi në largimin Bannon së nga paneli, thanë burimet.

Një zyrtar theksoi se një qendër të re e energjisë ka dalë në West ing që qartazi nuk përfshin Bannon.

Kushner është “absolutisht” duke marrë përgjegjëstë, tha se një person me njohuri të drejtpërdrejta të procedurave të administratës.

Riorganizim?

Paranoja e uljes së gradës është rritur javën e kaluar kur Katie Walsh, një kolege i Priebus në RNC që iu bashkua atij në Shtëpinë e Bardhë si zv-shefe e stafit. Shtëpia e Bardhë lajmëroi vendimin e marrë bashkarisht për largimin e Walsh si një masë për forcimin e Trump në një moment kyç. Kushner iu bashkua Priebus dhe Bannon në zyrën e West Wing për t’u treguar gazetarëve se vendimi i stafit është bërë në interesin e Trump.

“Unë jam shumë përkrahës i Katie dhe sakrificës që ajo është duke bërë,” tha Kushner.

Por në ditët pas largimit të saj, njerëz që e njihnin Walsh thanë se ajo luftoi fort për një punë në Shtëpinë e Bardhë, pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, dhe thanë se ishte e dyshimtë ajo u largua me vullnetin e saj.

Kellyanne Conëay, këshilltare Trump, e cili menaxhoi fushatën e tij, është e papërcaktuar në lidhje me pozicionin e saj. Ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë thonë se ajo është ende e pavendosur se ku mund ta përqendroj vëmendjen e saj.

Në frontin e politikës së jashtme, McMaster ka lëvizur nga pozicioni i tij për Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Fiona Hill, një eksperte e Rusisë e cila ka qenë një kritike e presidentit Vladimir Putin, filloi si drejtoresh për çështjet evropiane dhe ruse këtë javë.

Shefi i stafit qëndron afër

Pavarësisht të gjithave Priebus po qëndon afër Trump.

Dy burime përshkruajnë se Priebus po përfshihet qëllimisht në organizimin e axhendës së Trump.

Në një intervistë ai thotë: “është gjatë gjithë ditës në kontakt me Trump”.

Por për disa republikanë jashtë Shtëpisë së Bardhë, thanë se Priebus është duke e kaluar e tepruar sasinë e kohës së menaxhimit të tekave të Trump. Gjithnjë e më shumë duket se puna ka rënë mbi Kushner./360grade.al/

Share: