Home KRYESORE Dëmshpërblimi i të përndjekurve, Basha: Mëkati dhe turpi më i madh i...

Dëmshpërblimi i të përndjekurve, Basha: Mëkati dhe turpi më i madh i PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu drejtua mbrëmjen e sotme me një ndjesë në emër të partisë që drejton shtresë së ish-të përndjekurve politike dhe pasaardhësve të tyre.

Duke folur nga çadra e protestës, Basha tha se mospërmbyllja e dëmshpërblimit financiar për ish-të përndjekurit e diktaturës është turpi dhe mëkati më i madh i PD-së.

“Gjermanët e dinë më mirë se kushdo se çfarë do të thotë: Të kujtosh dhe mos të harrosh.Për fat të keq ne shqiptarët kemi bërë lëshime dhe gabime të mëdha në këtë drejtim në 26 vitet e e fundit. Nuk e kam fjalën thjesht dhe vetëm për paketat e dëmshpërblimit financiar të cilat duhet të kishin qenë të përmbyllura sot për të gjithë të përndjekurit dhe është një turp i madh që nuk janë përmbyllur dhe ne vazhdojmë të dëgjojmë dhe i kemi lënë dorë sharlatantëve, përsekutorëve dhe bijve të përsekutorëve të flasin dhe të bëjnë akoma propagandë me këtë çështje. Ky është padyshim një mëkat, një gabim dhe një faj i PD i cili do të ndreqet menjëherë. Kemi bërë shumë por nuk ka vend për justifikime por për ndjesë dhe ndjesë të thellë që shpresoj të pranohet nga të gjithë të përdjekurit politik dhe pasëardhësit e tyre”, tha Basha.

Kryedemokrati garantoi përmbylljen e kalvarit 27-vjeçar dhe se do të vërë në vend dinjitetin e kësaj shtrese.

Share: