Home KRYESORE Denada Toçe tregon historinë e tmerrshme të çiftit pa fëmijë

Denada Toçe tregon historinë e tmerrshme të çiftit pa fëmijë

Në materialin që “Le iene” kishte përgatitur për historinë e martesës së një vajze të martuar vetëm 13 vjeç, ka folur edhe psikologia e njohur Denada Toçe.

Duke përshkruar ato që ndodhin në shoqëritë primitive, psikologia tregoi për gazetarin Italian një histori shokuese, për një çift shqiptar që nuk bënin dot fëmijë, por që kishin turp të këshilloheshin me një gjinekolog!

“Tre vjet më parë takova një vajzë, ishte 20 vjeç, ishte e martuar me një burrë që nuk bënte fmëijë dhe për të kuptuar nëse ai ishte problemi, nuk mund të shkonin tek mjeku, por vendosën që babai i burrit të bënte seks me vajzën” ka thënë psikologia duke lënë pa fjalë gazetarin Italian.

“Është diçka e një shoqërie primitive. Nuk është diçka e izoluar veç në këto vende. Gruaja nuk mund të ketë të njëjtat të drejta me një burrë” vazhdoi ajo.

Edhe në Tiranë?” pyeti i habitur gazetari italian.

“Sigurisht” ishte përgjigjia e psikologes Denada Toçe.

Video e materialit të përgatitur nga “Le Iene” mund të ndiqet KETU

Share: