Home KRYESORE Deputetja shqiptare që i ka zbukuruar vezët e Pashkëve me “diamante”?

Deputetja shqiptare që i ka zbukuruar vezët e Pashkëve me “diamante”?

Ngjyrosja e vezëve të Pashkëve është traditë e besimtarëve të krishterë dhe ortodoksë, dhe një gjë e tillë bëhet më shumë dashuri në familjet ku festohet. Pikërisht dëshirën e madhe për t’i zbukuruar sa më denjësisht na e ka treguar edhe deputetja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Ajo është kujdesuar deri në detaj për çdo gjë në mënyrë që të krijojë një atmosferë sa më të ngrohtë familjare, ndërsa një detaj që të bie në sy janë edhe gurët prej “diamanti” që ka zgjedhur të vendosë në vezët e ngjyrosura për Pashkë.

Duke u përgatitur me festu Pashkët”, shkruan deputetja e njohur në postimin e saj.

Veza e kuqe e Pashkës është simboli kryesor i kësaj feste që simbolizon jetën. Veza e Pashkëve, është po aq e vjetër sa edhe Krishterimi, ndaj Kisha e ka pranuar si simbol i Ringjalljes së Krishtit. Po përse pikërisht një vezë? Bazuar në traditat e lashta, në përfytyrimet e popujve të shumtë, veza simbolizon fillimin dhe burimin e jetës. Bazuar në mitet e egjiptianëve, indianëve, babilonasve, grekëve dhe kinezëve prej vezës lind dhe zhvillohet gjithësia. Në kulturën bullgare, ka mjaft gjurmë të përfytyrimeve lidhur me vezën.

Në disa prej tekseteve të tyre, dielli përcaktohet si një vezë hyjnore, në disa të tjera koha është pula ndërsa vezët janë yjet, që bëhen prej saj. Në besimet dhe gojëdhënat popullore, veza posedon një forcë magjike.

deputetja me vezet

Share: