Home KRYESORE Dy makina përplasen kokë më kokë, humb jetën shqiptarja!

Dy makina përplasen kokë më kokë, humb jetën shqiptarja!

Një 37-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident në Itali. Ngjarja raportohet qe ndodhi në një autostradë të Catania-s. Mediat italiane shkruajnë se në aksident janë përfshirë dy makina dhe se 37-vjeçarja shqiptare ka inicialet V.D. ka humbur jetën në vend ndërsa një 27 vjeçar italian ka mbetur i plagosur rëndë.

Mediat raportojne qe shqiptarja drejtonte një makinë të tipit Ford dhe kur po hynte në kthesë është përplasur kokë më kokë me makinën e të riut italian. Përplasja ka qenë aq e fortë saqë e reja ka fluturuar nga makina e saj dhe është përplasur në asfalt.

Share: