Home KRYESORE E kush tha se do të kish qenë e lehtë per Bashen!?

E kush tha se do të kish qenë e lehtë per Bashen!?

Nga Endira Bushati

Lulzim Basha ka zgjedhur rrugën më të vështirë, atë të përballjes, të luftës për të vërtetën, pa kompromise e pazare…

Mund të kishte zgjedhur dhe rrugën e lehtë, atë që njohim të gjithë: të hynte në zgjedhje, të mos pranonte rezultatin e t’i hynte një 4 vjeçari protestash, destabiliteti, stanjacioni, derisa shqiptarët t’i dhuronin karrigen e kryeministrit…

Por jo!

Ai zgjodhi, i detyruar, rrugën më të veshtirë, për të parandaluar e kursyer 4 vjet nga cikli që ne shqiptarët e njohim mirë…

Po të mos merrte këtë vendim, shqiptarët do ta “kryqëzonin”…!

A mund të quhet opozitë ajo forcë politike që ia “dhuron” vendin një Organizate Kriminale, pa luftuar më parë me të, me të gjitha format e mjetet???

A mund të quhet opozitë ajo forcë politike që për “kolegë” deputetë ka trafikantë droge, prostitucioni, përdhunues etj e nuk lufton që këta të “zhduken” nga Parlamenti e Administrata Publike????

A mund të quhet opozitë ajo forcë politike, në vendin e së cilës fluturojnë avionë me drogë, ngrihen pista për avionë droge, mbushen tunele e magazina ushtrie me drogë, me dogana e komisariate qytetesh të përfshirë në trafik, e nuk lufton për të çliruar vendin nga qeverisja kriminale e fshatarin nga skllavëria e aktivitetit kriminal???

A mund të quhet opozitë ajo forcë politike që u angazhoka për ndreqjen e ca neneve të kodit zgjedhor, ndërkohë që fshatrat, qytetet, lagjet e rrugicat janë peng i të fortëve me pushtet shtetëror që patronazhojnë këdo për “studim tregu” të çmimit 400 mijë deri 1 milion lekë vota???

A mund të quhet opozitë ajo forcë politike që e lë vendin të plaçkitet nga Nushi, Carapuli, Sandri, Vjollca etj, e vetëm fliska nga foltorja e selisë????

Ne e dimë:

Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike, sot, i takon të “paguajë” çdo gabim e faj të saj që nga 90’…dekomunistizimi, të përsekutuarit politikë, pronat e mossundimi i ligjit në përgjithësi, nuk harrohen lehtë!

Por, kush sheh qartë, e kupton:

Lulzim Basha sot është shansi i fundit që kemi para se të provojmë humnerën…

Të huajt nuk e kuptojnë këtë!
Ata nuk kanë nge të merren me ne!
Ata kanë planet e tyre, këtu!
Ata, shpesh thirren këtu, për të dekurajuar të pavendosurit, të luhaturit dhe turmat…

si dhe intelektualët, të cilëve, kompromisi, u blihet me një pagë, projekt a vend pune për gruan dhe djalin….

Ndaj, dhe kjo betejë duhet fituar me çdo kusht!

Dhe, nëse më pas, Lulzim Basha ju tradhëton, keni të drejtën ta kapni për fyti e ta tërhiqni zvarrë nëpër bulevard….

Share: