Home KRYESORE Edi Rama: LSI dhe Meta po japin kontribut për t’i dhënë zgjidhje...

Edi Rama: LSI dhe Meta po japin kontribut për t’i dhënë zgjidhje krizës

Kryeministri Edi Rama në emisionin “5 pyetje te Babaramo” në Report TV, i pyetur në lidhje për datën 18 qershor tha se do shkojmë në zgjedhje. Ndërsa i pyetur me insistim disa herë nga Ilir Babaramo që nëse LSI dhe Ilir Meta nuk futen në zgjedhje si do veprojë PS-ja, kryeministri Rama iu shmang me shumë delikatesë përgjigjes direkte.

Por prapë Babaramo tha se qëndrimet e LSI dhe PD-së përkojnë, por Edi Rama nuk hezitoi të thotë prerë dhe pa hezitim që LSI dhe Meta po kontriuojnë shumë që të ofrojnë një zgjidhje. Dhe e vlërësoj rolin e tyre. Me sa duket gazetari Babaramo nuk u ndje i kënaqur nga përgjigja e kryeministrit dhe ripyeti të njëjtën pyetje dhe mori prapë të njëjtën përgjigje.

Ndërsa me pas Edi Rama theksoi se : “Jam i gatshëm të pres liderin e opozitës me çdo lloj formati, por jo për qeveri teknike. Por, opozita kërkon pikërisht kokën e kryeministrit.”

Ilir Babaramo nuk ia përtoi dhe pas një pyetje për opozitën rikthehej prapë te Ilir Meta. I pyetur për qeverinë e besimit të deklaruar nga LSI, Edi Rama tha se ndonëse mbetet një dëshirë e Metës për të ofruar zgjidhje për qetësimin dhe futjen e opozitës në zgjedhje, por nuk mundet të braktisim detyrën tonë kushtetuese.

Share: