Home KRYESORE Ermal Mamaqi: Ju tregoj tmerrin që përjetova në Barcelonë me Amin (Video)

Ermal Mamaqi: Ju tregoj tmerrin që përjetova në Barcelonë me Amin (Video)

I ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, aktori Ermal Mamaqi ka rrëfyer tmerrin më të madh që ka përjetuar në jetën e tij, që konsiderohet edhe një nga ngjarjet që ka tronditur më së shumti atë dhe bashkëshorten e tij Amarda Toska, prezantuesen e dashur të ekranit.

Ermali tregon se gjatë një eventi në Barcelonë, aty ku kishte gati 5 mijë veta, atyre iu ka humbur djali dhe shton se do ta mbajë mend gjatë si një nga momentet më të tmerrshme në jetë.

“Na humbi një herë në Barcelonë, ishte një panair me fustane nusesh dhe aty mund të kishte 5 mijë veta, djalin e shihja një herë unë, një herë Ami. Në një moment vjen Ami dhe më thotë je duke e mbajtur ti djalin? Jo i them, këtu filloi paniku, tmerri, kjo ka ndodhur para një viti kur ai ka qenë edhe më i vogël. Se kur të humb fëmija, e humb komplet kontrollin…”, tha aktori.13129251 2009299882629274 2051348259 n 1490978225 1915543 1

Share: