Home KRYESORE Francë, Macron dhe Le Pen në balotazh

Francë, Macron dhe Le Pen në balotazh

Për herë të parë në historinë e Republikës së Pestë të Francës, asnjë nga dy kandidatët e partive të mëdha nuk shkon në balotazh për Elizenë.

Emmanuel Macron është në krye në turin e parë të presidencialeve franceze me 23,7%.

Ndiqet nga Marine Le Pen me 22%. Pas Macron dhe Le Pen, të eleminuar nga balotazhi, renditen Jean-Luc Melenchon dhe Francois Fillon, të dy të ndalur tek 19,5%.

Marine Le Pen në deklaratën e parë ka falënderuar popullin francez. – “Më keni sjellë në raundin e dytë. Jam e nderuar. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për zgjedhësit patriot, është një rezultat histori është populli që ringre kokën”.

Kurse Macron është shprehur se këtë të diel “ka ndryshuar historia e jetës politike franceze”. Francois Fillon ka njohur humbjen. “Kjo humbje është humbja ime”, – tha ai.

Ai u ka bërë thirrje votuesve të tij të mbështesin Emmanuel Macron kundër Marine Le Pen në raundin e dytë.

“Ekstremizmi do na çojë drejt përçarjes dhe mjerimit” – shtoi Fillon.

Macron

Kandidati i pavarur për president të Francës, Emmanuel Macron ka thënë se Franca tashmë është kthyer në një faqe të re në historinë politike. Macron sipas exit poll ka fituar zgjedhjet me mbi 23% të votave, raporton AFP.

“Francezët kanë shprehur dëshirën për ndryshim. Është e qartë se ne do të kthejmë një faqe të re të historisë politike në Francë”, ka thënë Macron.

Macron gjatë gjithë kohës ka prirë në sondazhe, të cilat kanë bërë të ditur se ai do të jetë president i ri i Francës.

Le Pen

Kandidatja ekstreme për presidente e cila ka siguruar raundin e dytë, Marine Le Pen ka folur para adhuruesve të saj. Ajo ka thënë se partia e saj ofron alternativën e madhe për Francën, pasi sipas saj shteti është në rrezik.

“Ne ofrojmë alternativën e madhe në garën presidenciale. Mbijetesa e Francës është në rrezik”, është shprehur Le Pen. Ajo ka akuzuar presidentin aktual Francois Hollande, për pesë vitet e udhëheqjes që ajo i ka cilësuar ‘katastrofale’.

Le Pen në balotazh do ta ketë përballë favoritin për t’i fituar zgjedhjet, Emmanuel Macron.

Share: